Sport

Cristiano Ronaldo thyen rregullat e koronavirusit

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 15 October 2020

Cristiano Ronaldo ditën e martë ka rezultuar pozitiv me koronavirus, pas testimeve të kryera sa ishte në grumbullim me kombëtaren e Portugalisë, shkruan Gazeta inFokus.

Ylli i Juventusit,  gjatë ditës së djeshme është rikthyer në Itali me aeroplanin e tij privat, por si duket me këtë veprim ai ka thyer protokollin e shtetit italian për koronavirus.

Ministri i Sportit në Itali, Vincezo Spadafora, në një intervistë për Rai Radio 1 ka thënë që 35 vjeçari ka thyer rregullat e protokollit pasi nuk ka pasur autorizime specifike nga autoriteti shëndetësor.

-Advertisement-

”Ai ka shkelur protokollin nëse nuk ka pasur autorizime specifike nga autoriteti shëndetësor”, ka thënë Spadafora.

Ylli portugez ka udhëtuar drejt Italisë me aeroplan privat dhe është pritur nga një ambulancë e dedikuar për këto raste, e përgatitur vetëm për të. Ai do të qëndroj i izoluar për dhjetë ditë.

Se çfarë do të ndodhë me faktin që ai ka lëvizur nga Portugalia drejt Italisë mbetet të shihet në vazhdim, pasi akoma nuk është marrë asnjë vendim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera