Sport

Cristiano Ronaldo thyen rekordin e Filippo Inzaghit

Autori: Gazeta inFokus 00:00 | 23 February 2021

Mosha është vetëm numër për Cristiano Ronaldon, shkruan Gazeta inFokus.

Futbollisti portugez po vazhdon të thyej rekorde te skuadra e Juventusit edhe pse ka mbushur 36 vite.

Më dy golat e realizuar sonte ndaj Crotones, Ronaldo ka thyer rekordin e ish-futbollistit të ‘Zonjës së Vjetër’, Filippo Inzaghit.

-Advertisement-

Ronaldo ka shkuar në kuotën e 90 golave me fanellën e ‘biankonerëve’ dhe është bërë golashënuesi i 15-të më i mirë në histori të Juventusit.

Ylli portugez arriti shifrën e 90 golave në 48 ndeshje më pak se Inzaghi. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera