Sport

Cristiano Ronaldo mund ta zëvendësojë Mbappen në PSG

Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 11 January 2022

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, thuhet se ka zhvilluar bisedime për krizën në Old Trafford.

Paris Saint Germain janë duke shikuar për ta sjellë superyllin e Manchester United, Cristiano Ronaldon në Francë për ta zëvendësuar Kylian Mbappen që pritet të largohet nga PSG.

PSG thuhej se ishin të interesuar për kapitenin e Portugalisë verën e kaluar kur Mbappe kishte vendosur që t’i bashkohet Real Madridit.

-Advertisement-

Kjo lëvizje mund të ndodh pas skadimit të kontratës së Mbappes në kryeqytetit francez dhe Ronaldo nuk po gjënë vetën me trajnerin e përkohshëm të United, Ralf Rangnick.

A duhet Ronaldo që të largohet nga Old Trafford, më pak se 12 muaj pasi që u kthye në ish klubin e tij e ku PSG mund të jetë destinacioni më i mundshëm i tij, pasi që ai nuk ka luajtur vetëm në këtë ligë të fortë në Francë.

Ai mund të luajë edhe me Messi për herë të parë në një ekip e ku dy legjenda do të luajnë në një ekip.

Megjithatë, gjithçka varët nga largimi i Mbappes nga parisienët në fund të sezonit e që duket se ai ka vendosur të kalojë në Real Madrid.

Ai beson që kalimi i tij në kryeqytetin spanjoll do të bëjë që ai të arrijë nivelet e Ronaldos gjatë kohës së tij në Los Blancos.

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera