Sport

Cristiano Ronaldo “ka vdekur”, Reali tani ka një tjetër me nr 7

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 08 October 2019

Cristiano Ronaldo i takon të kaluarës. Lucas Vasquez është pyetur sërish për largimin e Cristiano Ronaldos, që pasoi me rezultate negative të Los Blancos.

Sido që të jetë, CR7 i takon të kaluarës, ka vdekur dhe siç ka thënë Vazquez, Reali tani ka një 7 tjetër, ai është Eden Hazard.

“Ajo çka ndryshon është se tani kemi një numër 7 tjetër. Cristiano ka qenë shumë i rëndësishëm për ne, por jemi të lumtur me skuadrën që kemi tani”, tha Vazquez. “Duam të luftojmë dhe të fitojmë gjithçka”.

-Advertisement-

CR7 e veshi fanellën e Realit për nëntë sezone, ku fitoi mbi 15 trofe, shënoi 450 gola në 438 ndeshje dhe theu rekorde të shumta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera