Rozë

Cristiano Ronaldo i bën dhuratën luksoze Georginës

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 28 April 2021

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një prej çifteve më të famshme në botë.

Futbollisti nuk kursehet asnjëherë nëse bëhet fjalë për t’i bërë dhurata partneres së tij, Georginës.

Këtë radhë ai e ka surprizuar atë duke i dhuruar asaj vilën e ëndërrave e cila kap vlerën e rreth dy milion e gjysmë eurove, jo në Torino, ku ata aktualisht banojnë me fëmijët e tyre, por në Madrid.

-Advertisement-

Por a do të thotë gjë për largimin e CR7 nga Juventusi?

Performancat e Ronaldos me fanellën bardhezi nuk kanë qenë në nivelin e duhur javët e fundit, dhe thashethemet për një largim nga Torino tashmë janë në horizont.

Blerja e vendbanimit të ri larg nga vendi ku jetonte futbollisti në kohën e Real Madrid nuk bëri asgjë tjetër përveç se i shtoi zërat. Ndërkohë gazeta portugeze “Correio da Manhã”, ka qetësuar tifozët e Juves duke thënë se blerja u bë vetëm si një investim.

Georgina nuk fitoi vetëm zemrën e Cristianos, por edhe besimin e tij të tij. Ronaldo i besoi partneres së tij menaxhimin e biznesit të klinikës së implantimit të flokëve.

Futbollisti gjen mundësinë që të kalojë sa më shumë kohë që të jetë e mundur me dashuritë e tij, dhe pavarësisht jetës së vrullshme që ka çifti, ata gjithmonë dinë të krijojnë momente për familjen. Fëmijëve të tyre nuk u mungon vëmendja, pasi shpeshehrë shohim se si dyshja u përkushtohet maksimalisht. Mund të themi se e gjithë kjo panoramë lumturie dhe dashurie është kaq e përsorur deri në detaje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera