Rozë

Cristiano Ronaldo fiton 1.8 milionë paund vetëm nga Instagrami, në vend të dytë Kylie Jenner

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 21 July 2023

Futbollisti Cristiano Ronaldo ka kryesuar listën e fituesve më të lartë në Instagram, duke kaluar Kylie Jenner për sa i përket fitimeve nga postimet e sponsorizuara.

Sipas një raporti në The Sun, ish-sulmuesi 38-vjeçar i Manchester United tani fiton 1.87 milionë paund për postim të sponsorizuar, ndërsa biznesmenja Kylie Jenner fiton 1.47 milionë paund për secilin prej postimeve të saj të sponsorizuara.

Cristiano Ronaldo, i cili aktualisht luan në Arabinë Saudite, ka promovuar me marka të ndryshme në llogarinë e tij në Instagram, duke përfshirë uebsajtin sportiv LiveScore, markën Wellness Therabody dhe shkëmbimin e kriptomonedhave Binance.

-Advertisement-

Një faktor kyç në suksesin financiar të Ronaldos në platformë janë 597 milionë ndjekësit e tij në Instagram, duke e bërë atë personalitetin më të ndjekur në aplikacion.

Kylie Jenner, 25 vjeç, ka bërë gjithashtu fitime të konsiderueshme nga mbështetja e markave të tilla si gjigandi i modës Jean Paul Gaultier, si dhe nga bizneset e saj si Kylie Cosmetics dhe Kylie Swim.

Vendi i tretë në listën e të pasurve në Instagram i takon futbollistit Lionel Messi, i cili fiton 1.38 milionë paund për një postim të sponsorizuar. Me 479 milionë ndjekës, ai është personi i dytë më i ndjekur në platformë dhe ka shpërndarë reklama me pagesë për Adidas dhe Budweiser.

Këngëtarja Selena Gomez është në vendin e katërt, e ndjekur nga aktori Dwayne Johnson.

Motrat e Jenner, Kim Kardashian dhe Khloé, renditen respektivisht në vendin e 6-të dhe të nëntë. Përveç kësaj, motra e Kylie, Kendall , renditet e dhjeta në listë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera