Lajme

Cramon e sheh si “hap të nevojshëm” adresimin e Kurtit në gjuhën serbe

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 22 June 2022

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pasi kryeministri Kurti iu drejtua në serbisht qytetarëve serbë të Kosovës.

Këtë veprim të Kurtit, Cramon e konsideroi si hap të mirëseardhur dhe të nevojshëm për të përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike.

“E mrekullueshme që kryeministri, Albin Kurti, i është adresuar serbëve të Kosovës në serbisht. Është hap i mirëseardhur dhe i nevojshëm që të rritet besimin e ndërsjellë dhe për të përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike pasi nuk është gjithmonë e lehtë të kapërcehet ky hendek”, ka shkruar Viola von Cramon.

-Advertisement-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje u është drejtuar qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë në gjuhën e tyre, ku flet për rezultatet në përmbylljen e tremujorit të parë të vitit të dytë të qeverisjes Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera