Sport

CR7 kthehet në Torino me avion privat, futet në karantinë

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 15 October 2020

Cristiano Ronaldo u kthye në Itali me avionin e tij privat për të kaluar karantinën në Torino. Portugezi dy ditë më parë u testua pozitiv me Koronavirus. Kjo është deklarata e lëshuar nga klubi i Juventusit:

“Cristiano Ronaldo u kthye në Itali me një fluturim mjekësor të autorizuar nga autoritetet kompetente shëndetësore me kërkesë të lojtarit dhe do të vazhdojë të jetë në izolim në shtëpinë e tij”.

Në momentin kur zbarkoi në Torino, CR7 u transportua nga një ambulancë për në banesën e tij, ku do të qëndrojë në izolim derisa të shërohet plotësisht. Kuptohet që koha e shkurtër nuk e lejon që të jetë pjesë e Juventusit për ndeshjen e Serisë A ndaj Crotones dhe atë të Championsit me Dinamon e Kievit.

Të tjera