Ç’po blejnë shqiptarët në karantinë: 10 produktet që po bëjnë namin
Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 25 March 2020
Grushta dhe zënka për letrën higjenike të tualetit, rafte të zbrazura totalisht të produkteve të konservuara apo të dizifektantëve.
Ishin këto pamjet që raportuan mediat ndërkombëtare për blerjet nën panik në vende të ndryshme për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit dhe izolimit në shtëpi. Po në Shqipëri cilat kanë qenë produktet më të shitura gjatë ditëve të karantinimit dhe çfarë blenë shqiptarët nën panik.
Disa të përbashkëta me sjellen e konsumatorëve në vende të tjera i kanë pasur edhe këtu por në një listë nga njëshi tek dhjeta për produktet më të shitura në listë gjejmë vezën, orizin dhe pijet energjike.
Elona Hametaj Drejtore Ekzekutive e Spar Albania tha për “Monitor” se volumi i blerjeve gjatë këtyre ditëve është orientuar specifikisht tek disa produkte.
“Në këto momente, ashtu si edhe mund ta merrni me mend, në krye të shitjeve qëndrojnë produktet e shportës, frutat dhe perimet. Vend të rëndësishëm zënë edhe produktet e higjienës. E bërë më të prekshme kemi: vezë, vaj luledielli, miell, ujë, sheqer, oriz, qumësht, pije energjike, sardele në konservë dhe pastrues duarsh xhel” tha Hajmetaj.
Operatorët e rrjeteve të supermarketeve në vend thanë se fillimisht në javën e dytë të marsit pati një rritje të volumit të shitjeve të ngjashme me ato që bëhen në festat e fundvitit por që gradualisht ka një lloj rënie të kësaj kurbe drejt normalizimit. Një lloj qetësimi psikologjik ë këtë rast e kanë bërë vetë operatorët të cilët janë shprehur se importet e mallrave ushqimore vazhdojnë normalisht dhe se nuk ka vend për panik dhe për blerje të volumeve të larta.
Qeveria aktualisht ka lënë si orar të lirë lëvizjeje për këmbësorët harkun 05:00 me 13:00 kohe gjatë të cilës qytetarët mund të kryejnë blerjet e tyre nëpër supermarket, farmaci, furra buke. Sipas rregullit individët nuk lejohen të lëvizin të shoqëruar pra jo dy apo më shumë persona.
Të tjera
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...
-
Festë me tupana në Tetovë, Fronti Evropian shpall fitoren
Rezultatet e para në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut flasin pë...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Dalin rezultatet në Tetovë
Në komunën e Tetovës deri më tani janë numëruar 61.620 vota nga gjithësej 86....
-
Ky është rasti për të cilin u hakmor i riu që e goditi për vd*ekje 44-vjeçarin në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...
-
Numërohen 38% të votave, këto janë rezultatet e para
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-z...
-
‘Vr*asje me qëllim hakmarrje’, ky është i dyshuari që e goditi për vd*ekje një person në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...
-
Arrestohet burri që i su lmoi dy gra në një parking të Prishtinës, dyshohet se i shkaktoi dy aksidente
I dyshuari që sulmoi fizikisht dy gra në një parking në rrugën “Sylejman Voks...
-
Sanduloviq: SHBA do të leshojnë urdhërarrest ndaj Aleksandar Vuçiq
Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane Serbe, ka shkruar të mërkurë...