Lajme

Covid19 i merr jetën ish-ministrit shqiptar, vdes në avion gjatë transportit për Itali

Autori: Gazeta inFokus 22:14 | 21 November 2020

E humb betejën me virusin politikani Bashkim Kopliku. Ai ndërroi në moshën 77 vjeçare. Mësohet se prej ditësh kurohej në spitalin e Durrësit, por gjendja e tij u rëndua ditët e fundit.

Për këtë arsye u vendos dhe dërgimi i tij drejt Italisë për mjekim të specializuar, ku edhe ndërroi jetë në avion gjatë transportit.

Mësohet se ai kishte refuzuar që të shtrohej në spitalet Covid në Tiranë.

-Advertisement-

Me profesion inxhinier elektronik, Kopliku në skenën politike do të mbahet mend si një politikan me identitet të fortë politik dhe një kritik i ish-kryeministrit Aleksandër Meksi dhe ish- presidentit Sali Berisha.

Ai ishte ish-zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike më 1992 dhe dy herë deputetë në parlamentin e Shqipërisë.

Pas vitit 1997, pasi u largua nga Partia Demokratike, ai nuk u përfshi më në politikë, ndërsa ishte i pranishëm mediatikisht në debatet politike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera