Shëndetësi

Covid pacientët: 25% mbeten më dëme të përhershme në mushkëri

Autori: Gazeta inFokus 06:48 | 07 September 2020

Nga Kremona mbërrin një studim që konfirmon për herë të parë në Europë shkallën reale të dëmit në mushkëri nga Covid-19.

Kërkimi, i botuar ditët e fundit nga International Journal of Infection Disease (organi zyrtar i shoqatës ndërkombëtare të sëmundjeve infektive), nxori në pah rrezikun nga pasojat afatgjatë të sëmundjes në këto organe të frymëmarrjes. Një ekip pneumologësh, i udhëhequr nga Dr. Maurizio Marvisi e zhvilloi studimin mbi 90 pacientë të shtruar në spital nga një azil pleqsh.

Atyre iu bë skaner i gjoksit në fazën akute të sëmundjes dhe 8 javë pas saj. Rezultati ishte se rreth 25% kishin arritur ne fibrozë pulmonare dhe se dëmet, tek ata, do të jenë të përhershme.

-Advertisement-

Më të rrezikuarit nga kjo situatë konsiderohet të jenë duhanpirësit, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike si diabetikët. Rezultati i studimit konsiderohet tejet i rëndësishëm pasi zhvillimi i fibrozës pulmonare shkakton marrje fryme në çdo sforcim sado të vogël, e në rastet më të rëndë, mund ta mbërthejë dikë në shtrat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera