Lajme

COVID-19 ua pamundëson vizitat në Hagë familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 18 May 2021

Të akuzuarave nga Kosova që po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë u është pamundësuar takimi me familjarët e tyre për shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19.

Në një përgjigje me shkrim për Albanian Post nga zyra për media e Dhomave të Specializuara thuhet se kjo është bërë me qëllim “mbrojtjen e shëndetit të akuzuarve”.

“Dhomat e Specializuara kanë parasysh shëndetin dhe mirëqenien e individëve në Qendrën e Paraburgimit dhe i bazon politikat e saj në këshillat aktuale mjekësore. Ne e kuptojmë që për të paraburgosurit dhe familjet e tyre rifillimi i vizitave personale është i një rëndësie të madhe. Këto masa të përkohshme janë nën rishikim të vazhdueshëm, në dritën e situatës së përgjithshme të shëndetit publik dhe situatës specifike brenda qendrave të paraburgimit”, thuhet në përgjigjen Dhomave të Specializuara.

-Advertisement-

Megjithatë nga ky institucion i drejtësisë kanë thënë për AP se të burgosurve u është dhënë një mundësi tjetër për të komunikuar me familjarët e tyre në Kosovë.

“Njësia e menaxhimit të qendrës së paraburgimit siguron që të gjithë të paraburgosurit mund të pajisen me mjete për të mbajtur kontakte personale me anëtarët e familjes dhe të tjerët gjatë qëndrimit në paraburgim përmes videove thirrjeve telefonike dhe korrespondencës”.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Sali Mustafa, akuzohen për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Në paraburgim janë edhe kryetari Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit dhe nënkryetari i kësaj organizate Nasim Haradinajt.

Sipas aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj, në prill dhe shtator 2020, bënë deklarata akuzuese për dëshmitarët që bashkëpunojnë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe persona tjerë.

Prokuroria i ngarkon ata për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera