Lajme

Covid-19/ Tjetër rekord, 2.8 milionë raste të reja në një javë

Autori: Gazeta inFokus 06:24 | 29 October 2020

Një shifër rekord prej 2.8 milionë rastesh të reja të koronavirusit janë raportuar në të gjithë globin vetëm shtatë ditët e fundit, përfshirë edhe 40 mijë viktima të reja. Organizata botërore e shëndetësisë thotë se Evropa ka përqindjen më të madhe të rasteve të reja të njoftuara për të dytën javë radhazi me më shumë se 1.3 milionë raste, një rritje prej 33% krahasuar me javën e mëparshme.

Shifrat tregojnë gjithashtu se rastet janë po ashtu në rritje në Amerikë, rajonin e Mesdheut Lindor dhe atë afrikan, ndërsa rënie vazhdon të raportohet në Azinë Juglindore.

Rajoni i Paqësorit Perëndimor gjithashtu tregoi një rënie të lehtë të rasteve të reja dhe vdekjeve gjatë periudhës shtatë ditore. OBSH-ja tha se vendet që raportuan numrin më të lartë të rasteve gjatë javës së kaluar janë India, Shtetet e Bashkuara, Franca, Brazili dhe Britania – të njëjtat vende si tre javë më parë.

-Advertisement-

Në përpjekje për të zhvilluar një vaksinë të re të koronavirusit, kompania farmaceutike amerikane Pfizer tha se provat e saj me vaksinën eksperimentale, që po zhvillon me kompaninë BioNTech të Gjermanisë, që janë në fazën përfundimtare, nuk kanë arritur një rezultat domethënës, duke e bërë të pamundur që ajo të hidhet në treg përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Kompania tha se ka patur më pak se 32 infeksione me COVID-19 mes 44,000 vullnetarëve të saj, një pikë referimi e nevojshme për të përcaktuar nëse vaksina është e sigurt dhe e efektshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera