Shëndetësi

Covid-19, studimi psikologjik: Pse disa njerëz nuk duan ta vendosin maskën

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 06 July 2020

Në mungesë të një medikamenti apo vaksine, e vetmja zgjidhje që kemi për t’u mbrojtur nga Covid-19 është vendosja e maskës.

Por edhe kështu, disa njerëz refuzojnë ta vendosin atë. Thirrja për vendosjen e maskës u intensifikua sidomos pas hapjes së karantinës dhe ku njerëzit lëvizin lirisht.

Për ata që janë pro-vendosjes së maskës thonë: “Është thjeshtë një copëz rrobe. Pse është kaq e vështirë për ta vendosur? Kemi përgjegjësi për veten dhe për të tjerët”.

-Advertisement-

Por ata që nuk duan ta vendosin nuk u bën përshtypje se çfarë thonë të tjerët. “Ka të bëjë me lirinë time personale, është zgjedhja ime nëse e vendos apo jo,” shprehen ata.

Por pse është e rëndësishme maska? Ashtu siç kur futemi në makinë vendosim rripin e sigurimit dhe të njëjtën gjë ia këshillojmë edhe të tjerëve për t’u mbrojtur nga aksidentet, e njëjta gjë është edhe për maskën.

Por një professor në Kaliforni, David Abrams, thotë se virusi dhe pandemia për disa njerëz nuk ekziston dhe se është gjithçka e shpikur.

“Raca humane, ka një instikt të fortë mbijetese dhe për këtë nuk i duket kërcënim një armik i padukshëm,” shprehet ai për Huffington Post.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera