Sport

Covid-19 ‘shpërthen’ te Manchester City

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 06 January 2022

Trajneri Pep Guardiola do të mungojë në ndeshjen e radhës së Manchester Cityt në raundin e tretë të FA Cup kundër Swindon, për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Kampioni anglez Manchester City tani ka 14 pjesëtarë të stafit dhe shtatë lojtarë të ekipit të parë në vet-izolim për shkak të virusit Covid-19.

Guardiola riktheu një test pozitivë këtë të marte, së bashku me asistentin e tij Juanma Lillo, ku tani të dy janë në vet-izolim, së bashku me një numër të konsiderueshëm të lojtarëve të ekipit të parë, e ka konfirmuar klubi i Manchester Cityt.

-Advertisement-

Mësohet se në ndeshjen e radhës kundër Swindon, asistenti i Guardiolas Rodolfo Borrel do të jetë në krye të skuadrës.

Në konferencën për media, Borrell foli rreth situatës momentale në klub, ku edhe nuk bëri të ditur emrat e lojtarëve të cilët kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

“Guardiola është mirë. Ai e ka kontraktuar virusin por fatmirësisht ai nuk ka shumë simptoma”, tha Borrell për gjendjen e Guardiolas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera