Shëndetësi

Covid-19/ Shkencëtarët: Pse nuk duhet të fajësoni lakuriqët e natës!

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 13 October 2020

Nga BBC

Herë pas here, Dr.Mathieu Bourgarel kërkon leje nga pleqtë e fshatit për të vizituar shpellat e shenjta, duke sjellë dhurata për të qetësuar shpirtrat. Veshur me maskë, kostume të posaçme dhe tri palë doreza, ai hyn në errësirë, ngjitet me litar dhe kacavirret në cepat e ngushtë të shpellës. Era që tregon praninë e lakuriqëve të natës është kudo.

Njerëzit në këtë pjesë të Zimbabve i quajnë lakuriqët e natës “dragonj me krahë”, “minj fluturues” ose thjesht “djaj”. Këta gjitarë fluturues shpeshherë janë keqkuptuar. Por për ekologun Bourgarel ata janë krijesa të bukura dhe të pabesueshme. “Ata janë magjepsës. Njerëzit kanë frikë diçka që nuk e njohin.” – thotë ekologu.

-Advertisement-

Dr.Bourgarel është një gjuetar virusesh për Institutin Francez të Kërkimit, Cirad. Ai shkon në shpellat e lakuriqëve për të mbledhur mostra dhe jashtëqitje. Pasi kthehet në laborator, shkencëtarët nxjerrin dhe sekuencojnë materialin gjenetik të viruseve të lakuriqëve të natës. Ata tashmë kanë zbuluar koronaviruse të ndryshme, përfshirë ato që janë në të njëjtën familje me Sars dhe Sars-CoV-2.

Ekspertët e lakuriqëve të natës kanë nisur një fushatë “Mos i fajësoni lakuriqët e natës”, për të hequr frikën dhe mitet e pabazuara në lidhje me ta, të cilat po kërcënojnë mbrojtjen e këtyre gjitarëve.

Ata thonë se lakuriqët e natës janë nga kafshët më të keqkuptuara dhe të nënvlerësuara në planet. Dhe frika është intensifikuar me shfaqjen e Covid, ku ishin ata që u fajësuan për virusin.Fakte rreth lakuriqëve të natës

-Lakuriqët e natës janë gjitarët e vetëm të aftë për fluturim të vërtetë.

-Lakuriqët e natës që hanë insekte mund t’u kursejnë fermerëve amerikanë 3.7 miliardë dollarë çdo vit duke ulur dëmtimin e të korrave.

-Mbi 500 specie bimore mbështeten te lakuriqët e natës për pllenim.

-Lakuriqët e natës janë nën kërcënim të paparë nga shkatërrimi i habitatit, ndryshimi i klimës dhe gjuetia.

Covid-19/ Shkencëtarët: Pse nuk duhet të fajësoni

Origjina e saktë e virusit Covid-19 që ka shkaktuar një shkatërrim të madh në të gjithë botën nuk është vërtetuar ende. Por shumica dërrmuese e shkencëtarëve bien dakord që ai kaloi te njerëzit nga një specie shtazore, mbase nga një lakuriq nate. Kjo nuk do të thotë që lakuriqët e natës janë fajtorë. Është ndërhyrja jonë ndaj këtyre krijesave të egra rrënja e problemit. Shumica e sëmundjeve mund të lidhen me shkatërrimin e natyrës nga njerëzit.

Kur pyjet ose bimët prihen e shkulen për bagëtinë, për të rritur sojë ose për të ndërtuar rrugë dhe vendbanime, kafshët e egra detyrohen të jetojnë gjithnjë e më afër njerëzve dhe bagëtive, duke u dhënë viruseve një mundësi për t’u përhapur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera