Lajme

Covid-19, shifrat globale: Mbi 2 milionë persona të shëruar

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 21 May 2020

Numri i të shëruarve pas infektimit me Covid-19 në mbarë botën ka shkuar në mbi 2 milionë.

Gjithsej 2,026,178 persona janë shëruar nga virusi në gjithë globin, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në SHBA (370,812), Spanjë (196,958), Gjermani (158,000), Itali (132.282), Turqi (113.987), Brazil (116,683), Iran (98.808), Rusi (85.392) Kinë (78.244) dhe Francë (63.354)

-Advertisement-

Deri më tani, në mbarë botën janë konfirmuar 5,092,034 raste me virusin, ndërsa 329,768 njerëz kanë humbur jetën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera