Lajme

Covid-19/ Rusia regjistron numrin më të lartë të vdekjeve ditore që nga fillimi i pandemisë

Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 30 September 2021

Rusia ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Sipas autoriteteve në Rusi u raportuan 857 vdekje gjatë 24 orët e fundit duke e çuar numrin total të viktimave nga Covid-19 në 206 mijë e 388.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 22.430 raste të reja me virusin duke arritur në 7.487.138. Numri i të shëruarve ka arritur në 6.653.941, me 18.456 të shëruar në 24 orët e fundit, ndërsa vazhdon trajtimi i 626.809 të prekurve me Covid-19.

Në Moskë në 24 orët e fundit janë regjistruar 3.004 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 1.629.922 ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus me 65 viktima të reja ka shkuar në 28.918. Në Moskë janë aktive masat kundër COVID-19, ku vazhdon detyrimi për vendosjen e maskës dhe distancimit social.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera