Lajme

Covid-19/ Rritet numri i të infektuarve në botë, njihuni me të rejat më të fundit

Autori: Gazeta inFokus 08:57 | 16 March 2020

Bota është në luftë me një armik të padukshëm. Ai vazhdon të përhapet në botë, ku mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen është qëndrimi në shtëpi.

Ndonëse në Europë, Covid-19 po përhapet me shpejtësi në Kinë aty ku edhe shpërtheu virusi gjendja po shkon drejt normalizimit. Sipas Komisioni Kombëtar të Shëndetit në Kinë aktualisht ka më pak se 10 mijë të infektuar. Mësohet se Kina ka pasur 80.860 raste, ku 3213 kanë vdekur. Janë shëruar nga virusi 67.749 pacientë. Aktualisht ka 9898 të infektuar ku 3032 janë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë që në vendet e tjera numri sa vjen dhe rritet. Në Amerikë janë anulluar rreth 50 evente të rëndësishme nga koronavirus. Nju Jorku dhe Los Anxhelos kanë mbyllur baret, restorantet dhe të gjitha vendet publike.

-Advertisement-

Edhe në Turqi është rritur numri i të infektuarve. Sipas autoriteteve janë rregjistruar 12 raste të reja duke e çuar në 18 numrin total të personave të infektuar me Covid-19. Turqia gjithashtu ka karantinuar 10 mijë pelegrinë që u kthyen nga Arabia Saudite.

Në Korenë e Jugut janë rregjistruar 74 raste, numri më i ulët i rasteve të reja të rregjistruar në këtë vend. Në Korenë e Jugut janë 8236 persona të infektuar ku 75 kanë humbur jetën. Në Australi ka rreth 300 t2 infektuar ku 14 raste të reja u rregjistruan në Viktoria. Viktoria, Australia perëndimore, Queensland dhe Australia Jugore kanë shpallur gjendjen e emergjëncës.

Në Maldive numri total i të infektuarve ka shkuar në 13 pasi u rregjistruan 3 raste të tjera positive. Në Burkina Faso janë rregjistruar edhe 8 raste të tjera duke e çuar numrin total në 15. Në Vietnam numri total shkoi në 57 pas konfirmimit të katër rasteve të reja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera