Lajme

Covid-19 rrit nivelin e papunësisë në Britaninë e Madhe

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 13 October 2020

Niveli i papunësisë në Britaninë e Madhe vazhdoi rritjen gjatë tre muajve që përfunduan në gusht, në 4,5% mesatarisht kundrejt 4,1% mes majit dhe korrikut, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Duke filluar nga shtatori, 673 000 persona më pak ishin të punësuar krahasuar me muajin mars, në momentin kur filloi të ndjehej ndikimi i plotë i pandemisë, theksoi sot në raportin e saj mujor për tregun e punës Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS), raporton ATSh.

Përveç kësaj, ONS specifikon se muajin e kaluar, 2,7 milionë persona kërkuan të përfitojnë nga të ardhurat minimale, qoftë për punonjësit me të ardhura të ulëta ose për ata pa punë, më shumë se dyfishi në krahasim me marsin.

-Advertisement-

Pavarësisht lehtësimit të masave kufizuese në korrik, kur pub-et dhe restorantet apo dhe palestrat, kanë mundur të ushtrojnë aktivitetin e tyre, orët e punës mes qershorit dhe gushtit kanë treguar vetëm shenja të dobëta të rimëkëmbjes.

Para pandemisë, niveli britanik i papunësisë ishte pranë nivelit më të ulët që prej rreth 45 vitesh, me 3,9%.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera