Sport

Covid-19 ‘pushton’ Liverpoolin, ‘The Reds’ kanë një kërkesë zyrtare për Federatën e Futbollit të Anglisë

Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 04 January 2022

Varianti i ri i koronavirusit ‘Omicron’ është përhapur më të madhe në Angli, shkruan Gazeta inFokus.

Kësisoj këtij virusi nuk i kanë shpëtuar as futbollistët e shumë skuadrave angleze.

Liverpooli ka konfirmuar se shtatë lojtarë janë të infektuar me Covid-19.

Për këtë arsye ‘The Reds’ kanë kërkuar nga Federata e Futbollit e Anglisë që të shtyjë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës Carabao kundër Arsenalit.

Liverpooli të martën i ka anuluar stërvitjet pas rasteve të shumta me koronavirus, ndërsa vendimi për shtyrjen e ndeshja ndaj Arsenalit do të merret nesër (e mërkurë)./Gazeta inFokus/

 

Të tjera