Sport

COVID-19 pushton klubin e madh shqiptar, rrezikohet të mos luhet ndeshja e nesërme

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 04 December 2020

Ankth te Flamurtari një ditë para ndeshjes me Tomorin. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klubin vlonjat se trajneri Dritan Resuli ka shfaqur simptoma të koronavirusit dhe pasi ka bërë tamponin një ditë më parë, sot ka ardhur përgjigja.

Ai ka rezultuar pozitiv me “COVID-19” dhe menjëherë është karantinuar.

Në këtë situatë klubi ka marrë menjëherë masa urgjente, teksa autoritetet shëndetësore në Vlorë kanë bërë sot tamponë për të gjithë lojtarët e ekipit të Flamurtarit, pjestarët e stafit dhe drejtuesit e klubit. Përgjigjet e testeve do të mësohen nesër para ndeshjes me Tomorin dhe nëse ka një numër të lartë të prekurish sa u përket futbollistëve, rrezikohet zhvillimi i takimit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera