Lajme

COVID 19 po i vjen fundi, vaksina e Oksfordit schedule ka rezultat 99% efektiv

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 19 November 2020

Ekspertët kanë dalë në përfundimin se do të jetë vaksina ajo që do t’i japë fund problemeve të mëdha të shkaktuara nga koronavirusi në botë.

Deri më tani, janë tre kompani që kanë kaluar fazat e testimit të vaksinës, të cilat kanë dhënë rezultat pozitiv në mbi 90% të rasteve, gjë e cila ka nxitur mjaft optimizëm, shkruan abcnews.al.

Krahas kësaj, siç shkruan revista shkencore “Lancet”, vaksina e Astra Zeneca ose që njihet ndryshe si vaksina e Oksfordit ka një rezultat 99%, i cili nuk ishte arritur deri më tani.

-Advertisement-

Kështu, pas testeve të kryera ka rezultuar se vaksina krijon anti-trupa në 99% të pacientëve pavarësisht moshës së tyre. Madje, sipas “Lancet” vaksina ka një rezultat shumë të mirë edhe tek të moshuarit.

Sipas parashikimeve, kompanitë pritet të fillojnë me prodhimin e vaksinës në fund të këtij viti, ndërsa fillimi i 2021 do të mundësojë nisjen e vaksinimit më parë për grupet vulnerabël dhe më pas për të gjithë popullsinë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera