Shëndetësi

Covid-19 përshpejton procesin e plakjes

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 17 August 2020

Një grup ekspertësh gjermanë janë duke studiuar pasojat afatgjata tek pacientët me Covid-19.

Ata bënë të ditur se edhe nësë Covid-19 kalon lehtë pa simptoma, infektimi dëmton rënde edhe tek të rinjtë disa organe.

Dr. Stefan Schreiber, drejtuesi i grupit studimor, mendon se Covid-19 mund të përshpejtojë procesin e plakjes tek personat e infektuar.

-Advertisement-

“Përveç pasojave specifike të sëmundjes, koronavirusi përshpejton gjithashtu edhe proçeset e plakjes së organeve të brendshme, por fillimisht pa u vënë re. Një 30 vjeçar që infektohet tani me covid-19 pas dy vjetësh ai mund të ketë mushkëritë ose zemrën e një 40- vjeçari”- tha Dr. Stefan gjatë një interviste.

Edhe pse Covid-19 prek rrugët e frymëmarrjes ose mushkëritë, ai në këtë fazë akute mund të prekë edhe shumë organe të tjera.

Sipas të dhënave të deri tanishme mjekët supozojnë se prej Covid-19 mund të ndodhin edhe fëmë afatgjate të organeve. Gjithashtu studime të ndryshme tregojnë se këto dëmtime mund të ndodhin edhe në një person që e kalon virusin lehtë raporton DW.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera