Lajme

Covid-19 në Shqipëri: 3 viktima të tjera, 71 raste të reja

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 06 July 2020

Tre viktima në Shqipëri janë konfirmuar nga Covid-19, mes tyre dhe mjeku Hysni Shkjau në 24 orët e fundit.

Ndërkohë janë bërë 459 testime , nga ku 71 rezultuan pozitivë: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

-Advertisement-

Në Shqipëri aktualisht janë 1183 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës, raporton Tch.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera