Lajme

Covid-19 në Shqipëri/ 2179 të infektuar dhe 7 viktima në 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 14 January 2022

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 7626 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 2179 qytetarë në këto bashki:

1120 në Tiranë, 118 në Durrës, 93 në Shkodër, 89 në Elbasan, 65 në Gjirokastër, 60 në Vlorë, 59 në Fier, 44 në Lushnje, 40 në Berat, 38 në Sarandë, 36 në Kamëz, 35 në Kurbin, nga 24 qytetarë në Krujë, Mat, 23 në Korçë, 19 në Tepelenë, nga 18 qytetarë në Pogradec, Vorë, nga 17 qytetarë në Lezhë, Devoll, 16 në Gramsh, nga 14 qytetarë në Kavajë, Skrapar, 13 në Mallakastër, 12 në Dibër, 10 në Librazhd, nga 9 qytetarë në Kuçovë, Malësi e Madhe, nga 8 qytetarë në Mirditë, Divjakë, Cerrik, nga 7 qytetarë në Prrenjas, Belsh, Himarë, Shijak, nga 6 qytetarë në Kukës, Patos, Selenicë, Përmet, nga 5 qytetarë në Peqin, Tropojë, Pukë, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Has, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Roskovec, Finiq, Maliq, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Konispol, Klos.

Mësohet se në të gjithë vendin janë 19,131 pacientë aktivë me Covid-19.

-Advertisement-

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërsa në 24 orët e fundit e kanë humbur jetën nga Covid-19 7 qytetarë: një qytetare 43 vjeçe nga Lushnja, tre qytetarë nga Tirana të moshave 50-71 vjeç, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Mallakastër 77 vjeç, një qytetare nga Durrësi 82 vjeçe.

Në ditën e fundit janë shëruar 824 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 206,384 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2179

Të shëruar në 24 orë 824

Të shtruar në spitale 134

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 7626

Testime totale 1,564,562

Raste pozitive 228,777

Raste të shëruara 206,384

Raste Aktive 19,131

Humbje jete 3,262

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9495

Durrës 1537

Fier 1436

Elbasan 1385

Vlorë 1125

Shkodër 1137

Gjirokastër 833

Berat 618

Lezhë 593

Korçë 551

Dibër 252

Kukës 169

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera