COVID-19 në mjediset e banuara me serbë, jashtë kontrollit
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2021/11/covid-780x439-1-600x360-1.png)
Autori: Gazeta inFokus
17:06 | 05 November 2021
Bazuar në të dhënat e institucioneve shëndetësore të Kosovës, në javët e fundit është duke shënuar rënie e numrit të rasteve me të infektuar nga COVID-19, si dhe numrit të rasteve të vdekjeve nga koronavirusi.
Por, shtrohet pyetja, një situatë e tillë epidemiologjike sa është reale kur institucionet e Kosovës nuk i kanë të dhënat për situatën epidemiologjike në komunat e banuara me shumicë serbe, ku është duke u shënuar rritje e rasteve me infektime të reja?
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, aktualisht janë rreth 440 raste aktive me koronavirus në Kosovë, derisa në raportin e 4 nëntorit t Shtabit të Krizës të Komunës së Mitrovicës së Veriut, i cili përfshin të dhënat nga të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë, figurojnë 409 raste aktive.
Sistemi shëndetësor në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë është krejtësisht i ndarë nga sistemi shëndetësor qendror i Prishtinës zyrtare.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës më 4 nëntor ka informuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të reja me COVID-19, kurse në raportin 24 orësh të Shtabit të Krizës nga Mitrovica e Veriut janë 75 raste të reja me të infektuar me koronavirus.
Në të dyja raportet thuhet se nuk ka pasur raste të vdekjes. Edhe më 5 nëntor janë shënuar 14 raste, sipas informatave të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.
Autoritetet kosovare më herët kanë thënë se të dhënat nga komunat serbe nuk merren për arsye teknike dhe jo politike. Siç kanë thënë, në fillim të pandemisë, komunat me shumicë serbe i kanë dërguar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës raportet me të dhënat mbi gjendjen me COVID-19, por ndërkohë kjo praktikë është ndërprerë.
Nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me situatën epidemiologjike në komunat me shumicë serbe dhe se si reflektohet kjo në Kosovë në tërësi.
Infektologu në Prishtinë, Izet Sadiku, po ashtu nuk ka dashur të komentojë faktin që Kosova nuk i ka të dhënat për komunat e banuara me shumicë serbe, duke thënë që kjo është në kompetencë të MSH-së.
Ai, megjithatë, ka shtuar se Kosova duhet të jetë e kujdesshme, edhe pse “është duke u shënuar rënie e rasteve”.
“Sipas informatave, në të gjitha shtetet evropiane është evidente rritja numrit të rasteve me koronavirus dhe kjo mund të bëjë që edhe Kosova të përballet me valë të re infeksionesh”.
Edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë më 4 nëntor se situata epidemiologjike në Kosovë është jostabile, pasi shkalla e infeksionit me koronavirus në rajon është e lartë.
Më 4 nëntor, në Serbi janë shënuar mbi 6,000 raste të reja pozitive dhe 64 viktima, në Bosnje mbi 1,000 raste të reja dhe 32 viktima, në Maqedoni të Veriut 550 raste dhe 16 viktima, në Mal të Zi mbi 700 raste dhe 6 viktima nga COVID-19.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, ka thënë se situata epidemiologjike mund të përkeqësohet, në rast të rritjes së numrit të rasteve të reja.
Ai ka paralajmëruar se një gjë e tillë do të mund të paraqesë mbingarkesë të re për sistemin shëndetësor dhe për profesionistët shëndetësorë.
Gjendja aktuale me infektime dhe hospitalizime në Kosovë
Më 5 nëntor, në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, po trajtohen 16 pacientë me COVID-19.
Megjithatë, situata është duke u përkeqësuar në komunat me shumicë serbe. Këtë për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar drejtori i Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut, Zllatan Ellek.
Në këtë qendër, aktualisht, janë të hospitalizuar 67 pacientë, kryesisht të pavaksinuar kundër koronavirusit.
“Tre pacientë janë në qendër respiratore, dy janë në respirator në gjendje shumë të rëndë. Të gjithë pacientët kanë ndezje të mushkërive. Në kohën e fundit vërehet rritje të numrit të të rinjve të prekur me koronavirus, të cilët faktikisht janë bartës të sëmundjes”, ka thënë Ellek.
Ndërkohë, në Graçanicë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve është rihapur Reparti për COVID.
Të infektuarit me koronavirus nga komunat me shumicë serbe kryesisht mjekohen në Graçanicë ose në Mitrovicën e Veriut. Rastet më të rënda dërgohen në qendrat e mjekësisë në qytete të Serbisë, kryesisht në Krushevc.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/albulena1.jpg)
Të tjera
-
Fitore, Distria Krasnqi e nis mbarë në ”Paris 2024″
Distria Krasniqi e ka nisur për mrekulli ditën në Lojërat Olimpike ”Paris 202...
-
Apeli ia zbut dënimin të akuzuarit për shtytje në terroŕizëm
Gjykata Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me...
-
Hiqen vizat edhe me Tajlandën, në sa vende në botë mund të udhëtohet me pasaportë të Shqipërisë?
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka thënë se janë hequr vizat me ...
-
Osmani përkrah Distrinë në Lojërat Olimpike Paris 2024: Kampione, shkëlqe sërish, ngrite lart flamurin e Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar fitore xhudistës...
-
Pejë: Miku rrah motrën dhe familjarët e dhëndrit, arrestohet
Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizik...
-
Regjistrimi i popullsisë, Qeveria me thirrje për diasporën shqiptare
Republika e Kosovës po vazhdon me procesin e regjistrimit të popullësisë, i c...
-
Dreka e zonjave dhe zotërinjve të parë në Paris, Prindon Sadriu merr pjesë në organizimin e Briggite Macron
Zotëriu i Parë Prindon Sadriu ka njoftuar se është ftuar për drekë nga Zonja ...
-
Ja sa gjatë po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë
Pritjet për të hyrë nga pika kufitare te Dheu i Bardhë po zgjasin deri në një...
-
Pejë/ Nëna me dy djemtë e rrahin babain e bëjnë për spital
Një person ka raportuar në polici ditën e djeshme se është sulmuar fizikisht ...
-
Ky është mërgimtari kosovar që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valbonë Një i ri dyshohet se ka humbur...
-
Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...