Lajme

COVID-19 në Kosovë, vazhdon rënia e numrit të rasteve aktive

Autori: Gazeta inFokus 07:56 | 10 September 2020

Në Kosovë tash e disa ditë po vazhdon bilanci pozitiv rreth situatës epidemiologjike me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar edhe 144 pacientë dhe janë regjistruar vetëm 76 raste të reja me koronavirus.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 14 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec dhe Shtime.

-Advertisement-

76 rastet e reja me koronavirus janë regjistruar nga testimi i 589 mostrave të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës dhe gjurmimi i kontakteve në terren.

Gjatë ditës së fundit, në Kosovë gjithashtu kanë vdekur edhe 6 pacientë të cilët ishin të konfirmuar me virusin COVID-19.

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, në Kosovë janë regjistruar 14,377 raste pozitive me koronavirus nga 55,513 persona të dyshuar.

Nga ky numër i përgjithshëm i rasteve, 10,926 janë shëruar plotësisht, 574 kanë vdekur ndërsa numri i rasteve aktive është 2877.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera