Lajme

Covid-19 në Kosovë: 10.059 të infektuar, 315 të vdekur dhe 5.802 të shëruar

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 09 August 2020

Dje u shënuan edhe 190 raste pozitive me Covid-19, duke e çuar numrin total të rasteve pozitive në 10.059 nga 40.184 persona të dyshimtë të testuar.

Numri i vdekjeve ka arritur në 315 të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.802 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.942.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera