Lajme

COVID-19 në Itali, shifra më e lartë që nga 1 janari

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 26 February 2021

Ka vazhduar rritja e rasteve në Itali, që kanë kaluar sërish pragun e 20 mijë infeksioneve ditore.

Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar 20 mijë e 499 raste, shifra më e lartë e vitit 2021, në qoftë se përjashtohet 1 janari, ku ishin 22111. Niveli i pozitivitetit është rritur në 6.3%, shifër kjo alarmante për ekspertët.

Ndërkohë viktimat e deklaruara janë 253, në ulje të dukshme nga dita e djeshme, ku ishin 308. Lombardia është sërish vatër e përhapjes së infeksionit, me bilancin më të madh me distancë, 4557 raste, e ndjekur nga Emilja Romanja me 2575 dhe Kampanja me 2519.

-Advertisement-

Tre rajone do të shndërrohen në portokalli, pikërisht Lombardia, Piemonte dhe Marke, ndërkohë që Basilikata mund të shndërrohet në të kuqe, edhe nga mungesa e shtretërve spitalorë në atë rajon.

Në momentin që ulim masat, epidemia fillon të përhapet menjëherë. Kjo do të thotë që popullsia që rrezikon infeksionin është ende shumë e madhe.

Ndërkohë po bie mosha e të infektuarve, që pasqyrohet edhe në rritjen e rasteve në shkolla”, deklaroi drejtori i Parandalimit të Sëmundjeve në Ministrinë e Shëndetësisë, Gianni Rezza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera