COVID-19 në Gjermani: Merkel për një mbyllje afatshkurtër të vendit
Autori: Gazeta inFokus
11:04 | 08 April 2021
Kancelarja Angela Merkel e mbështet një “mbyllje afatshkurtër në shkallë vendi” për luftimin e infektimeve. Një zëdhënëse e Kancelares theksoi, se sistemi shëndetësor gjerman është nën një presion gjithnjë e në rritje.
Një zëdhënëse e qeverisë gjermane tha të mërkurën (07.04) se kancelarja është pro një mbylljeje afatshkurtër në shkallë vendi, mbyllje e cila ka si qëllim uljen e shifrave të infektimeve nga koronavirusi.
Teksa Gjermania gjendet mes ‘luftës’ me valën e tretë të pandemisë dhe fushatës së ngadaltë të vaksinimeve, disa drejtues të landeve kanë bërë thirrje për një periudhë ashpërsimi të kufizimeve. “Është e drejtë çdo thirrje për një mbyllje afatshkurtër dhe të njëtrajtshme”, tha zëdhënësja Ulrike Demmer. “Gjithashtu, në këto momente është me rëndësi një qasje e përbashkët në shkallë vendi.” Menaxhimi i ndryshëm i pandemisë nga 16 landet “nuk është kontribut i mirë për situatën”, shtoi ajo.
Demmer u tha gazetarëve, se në Gjermani po vërehet një numër i rritur i pacientëve që janë nën kujdes intensiv.
“Për momentin nuk kemi të dhëna pozitive, për aq kohë sa numrat e infeksioneve të reja po rriten. Por një mesazh i qartë është numri i shtretërve të zënë në kujdesin intensiv. Po rriten së tepërmi, shumë shpejt. Mjekët e kujdesit intensiv janë të shqetësuar.”
“Sistemi shëndetësor është nën një presion të madh e të vazhdueshëm,” tha ajo, duke nënvizuar se është shënuar një rritje prej 5% i zënies së shtretërve të kujdesit intensiv brenda vetëm 24 orëve.
“Na nevojitet një incidencë e qëndrueshme poshtë 100”, tha ajo, duke iu referuar numrit të rasteve të reja për 100.000 banorë, brenda një periudhe 7-ditore në Gjermani.
Sipas Institutit Robert Koch, të dhënat kombëtare tregojnë 110.1 raste për 100.000 banorë.
Duke u bazuar në sistemin federal gjerman, secili land ka të drejtën që të vendosë vetë për rregullat e menaxhimit të pandemisë. Disa prej tyre kanë dështuar në vendosjen e rregullave më të ashpra pavarësisht rasteve në rritje që e tejkalojnë situatën e emergjencës, duke çuar madje në lehtësim të masave.
Mes atyre që bëjnë thirrje për një mbyllje afatshkurtër dhe të ashpër është Armin Laschet, kreu i Partisë Kristiandemokrate (CDU), i cili tha se mund të jetë e nevojshme një mbyllje për të ulur numrin e rasteve, derisa të vaksinohen më shumë njerëz. Ai gjithashtu bëri thirrje që bisedimet mes kancelares Merkel dhe drejtuesve të landeve të tjera, që janë planifikuar për të hënën e ardhshme, të realizohen më shpejt.
Më herët, Merkel e ka kritikuar Laschet — një kandidat i mundshëm për ta zëvendësuar atë në postin e Kancelares – për rezistencën ndaj masave më të ashpra./DW
Të tjera
-
Deputeti i AAK-së kërkon që Vitia të raportojë në Kuvend lidhur me refuzimin e kontratës me Pfizer
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Koso...
-
Haxhiu thotë se ka siguruar deri në 3 milionë vaksina Pfizer, thotë se kërkohet vetëm miratimi i MSH’së
Deputeti i PDK’së Bekim Haxhiu thotë se ka arritur të kontaktojë me kompaninë...
-
Zgjedhjet në Shqipëri do t’i monitorojnë 65 vëzhgues nga asambleja e OSBE
Rreth 65 vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE do të vendosen javën e ar...
-
Prizreni “vlon” nga qytetarët pas iftarit
Pavarësisht masave anti-Covid, në mbrëmjen e sotme qytetarë të shumtë janë gr...
-
PDK: Me pas shtet si duhet, Vitinë pas konferencës, do të duhej ta priste Prokurori me Policinë
Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook ...
-
110 pacientë me Covid-19 në Klinikën Infektive, 90 për qind me oksigjeno-terapi
Po vazhdojnë shifrat e larta të të vdekurve dhe rasteve të reja me Covid-19, ...
-
Pse s’po publikohet plani i Qeverisë Kurti II, flet Mimoza Kusari-Lila
Mimoza Kusar-Lila, ushtruese e detyrës së Kryetares së Grupit Parlamentar të ...
-
A refuzoi Arben Vitia të nënshkruaj kontratën për vaksina, flasin nga Pfizer dhe BioNTech
Kompania amerikano-gjermane Pfizer dhe BioNTech në një përgjigje ekskluzive p...
-
Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se numri i r...
-
Nushi për ministrin Vitia: Dr. Hipokriti po e trajton procesin e vaksinave si sekret shtetëror
Anëtari i PSD’së, Nol Nushi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në faceboo...
-
Serbia do të fillojë të prodhojë vaksinën Sputnik V në maj
Serbia planifikon të fillojë prodhimin e vaksinës Sputnik V të Rusisë kundër ...
-
Të burgosurit e Smrekonicës kanë disa kërkesa për presidentën e kryeministrin
Të burgosurit e Qendrës Korrektuese në Smrekonicë i kanë dërguar letër publik...