COVID-19 mund të shkaktojë simptoma të rënda te njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje
Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 22 November 2020
Njerëzit që vuajnë nga diabeti kanë më shumë të ngjarë të infektohen me koronavirus, ku virusi mund të shkaktojë simptoma dhe komplikime të rënda tek diabetikët, tha një ekspert mjekësor turk për personat që janë me diabet.
“Gjatë pandemisë COVID-19, diabetikët preken ndryshe dhe më rëndë sesa popullata e përgjithshme, e cila lidhet ngushtë me kontrollin e glukozës në gjak. Nëse nivelet e glukozës janë të dobëta, jo vetëm COVID-19, por të gjitha sëmundjet infektive do të shkaktojnë simptoma të rënda me një shpejtësi të ngadaltë të rimëkëmbjes”, tha për Anadolu, Prof. Dr. Hasan Ilkova, kreu i Shoqatës Turke të Diabetit.
Ilkova, i cili është gjithashtu një akademik në Fakultetin Mjekësor të Universitetit të Stambollit Cerrahpasa, theksoj se infeksioni me COVID-19 nuk do të jetë i ndryshëm tek diabetikët, e gjthaçka duhet bërë është kontrolli i glukozës në gjak.
Duke theksuar rëndësinë e testit të gjakut për HbA1c, Ilkova tha se vlerat e matjes më shumë se 7% mbartin një rrezik në rritje të komplikimeve afatgjata.
Ai këshilloi diabetikët që të rregullonin nivelet e glukozës në konsultim me mjekët e tyre pa shkaktuar sheqer të ulët gjatë pandemisë.
Duke nënvizuar se diabetikët nuk duhet të shqetësohen shumë për kapjen e virusit sepse nëse ata e menaxhojnë mirë sëmundjen mund edhe të shpëtojn nga virusi, ai tha se duhet t’u përmbahen rregullave të përgjithshme të higjienës për të frenuar përhapjen e virusit.
“Ata duhet të kenë parasysh se duhet t’i përmbahen rreptësisht paralajmërimeve të maskimit, distancës sociale dhe larjes së duarve në mënyrë që të minimizojnë rrezikun e infeksionit,” shtoj ai.
Simptomat kryesore që shfaqen tek diabetikët janë:
1. Vështirësi në frymëmarrje
2.Dhimbje të vazhdueshme në gjoks, apo presion
3.Pa mundësia për t’u zgjuar nga gjumi
4.Buzët në ngjyrë vjollce apo kaltër
“Personat që jetojnë me diabet kanë nevojë për mbështetje për të kuptuar se si të jetojnë me diabet dhe për të menaxhuar diabetin e tyre. Në këtë drejtim, mjekët e diabetit luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen psikologjike të pacientëve dhe edukimin e tyre për menaxhimin e duhur të diabetit,” shtoj ai.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose kur trupi nuk mund të përdorë në mënyrë efektive insulinën që prodhon. Insulina është një hormon që rregullon sheqerin në gjak.
Rreth 422 milion njerëz në të gjithë botën kanë diabet, shumica jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të ardhura të mesme dhe 1.6 milion vdekje ndodhin nga diabeti çdo vit, tha OBSH, shkruan Anadolu Agency, transmeton Express.
Përktheu: Njomza Arifi
Të tjera
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...
-
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin ko...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...
-
Siljanovska e Pendarovski në balotazh për president, Osmani del i treti
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presiden...
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...
-
Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pri...
-
Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren
Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave t...
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...