Lajme

Covid 19/ Merkel merr vendimin, Gjermania, në izolim për Pashkë

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 23 March 2021

Gjermania ka zgjatur bllokimin e saj për tre javë, duke vendosur një ndalim pothuajse të plotë gjatë festës së Pashkëve, si një masë parandaluese ndaj një vale të tretë të infektimeve të koronavirusit.

Pas bisedimeve me udhëheqësit rajonalë, kancelarja Angela Merkel tha se masat aktuale do të qëndrojnë deri në 18 Prill. Kufizimet do të jenë edhe më të ashpra në datat 1-5 Prill, kur shumica e dyqaneve do të mbyllen dhe tubimet do të jenë të kufizuara.

Merkel theksoi se Gjermania ishte tani në një situatë “shumë serioze”. “Numri i rasteve po rritet në mënyrë eksponenciale dhe shtretërit e kujdesit intensiv po mbushen përsëri“, tha kancelarja, gjatë një konference shtypi të martën.

-Advertisement-

Infeksionet e koronavirusit janë rritur në të gjithë Evropën javët e fundit ndërsa vendet përpiqen të vaksinojnë popullsinë e tyre, pavarësisht vonesave në shpërndarjen e dozave.

Shkalla e infeksionit është rritur mbi 100 për 100.000 banorë në Gjermani. Ndërkohë, 7.485 të infektuar janë raportuar në 24 orët e fundit, si dhe 250 vdekje, raporton BBC.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera