Lajme

Covid-19 ja merr jetën edhe një qytetari të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 10 June 2021

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë një person ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus, ndërsa bëhet e ditur se 11 persona kanë rezultuar pozitiv.

Sipas IKSHPK-së numri i rasteve aktive është 733, shkruan Gazeta inFokus.

“Nga 2.660 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 109 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.563.

Në total numri i rasteve aktive është 733”, thuhet në raportin e IKSHK-së. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera