Lajme

COVID-19 i merr jetën zyrtarit të parë në qeverinë serbe

Autori: Gazeta inFokus 23:50 | 01 April 2020

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mjedisit në Serbi, Branisllav Bllazhiq, ka humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Ai është zyrtari i parë serb që ka vdekur nga kjo sëmundje.

Politikani i krahut të djathtë, Bllazhiq. ka qenë edhe bashkëthemelues i Partisë Progresive.

-Advertisement-

Ai ka pasur detyrën e ministrit të Mjedisit në fund të viteve 1990 dhe i është kthyer sërish politikës në vitet e fundit, së fundmi si sekretar shtetëror.

Ky lajm vjen në kohën e rritjes së numrit të të infektuarve në këtë shtet.

Serbia ka raportuar për 1,060 raste me koronavirus dhe pothuajse 30 vdekje deri më tani.

Në këtë shtet është duke u zbatuar edhe masa e gjendjes së jashtëzakonshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera