Covid-19/ Greqia shtyn sërish masat kufizuese me Shqipërinë, Maqedoninë e Turqinë
Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 01 October 2020
Greqia ka rinovuar deri në 12 tetor masat kufizuese me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë. Sipas ministrisë greke të shëndetësisë,mbeten në fuqi kufizimet e lëvizjes për shtetasit shqiptarë që nuk kanë leje qëndrimi në vend ose që dëshirojnë të udhëtojnë për qëllime turistike drejtë Greqisë.
Deri në datën 12 tetor,të drejtën për te hyrë në Greqi e kanë vetëm shtetasit shqiptarë me leje qëndrimi,homogjenët grekë,shtetasit grekë dhe punonjësit sezonalë.
Për kalimin në kufi,mbeten kufizimet e numrit të personave që kalojnë në Kakavijë 750 dhe Kapshticë 300 persona.
Udhëtarët duhet të kenë plotësuar jo më pak se 24 orë përpara udhëtimit të tyre në vend formën PLF dhe duhet të kenë me vete test PCR negativ, jo më shumë se 72 orë më herët se udhëtimi i tyre.
Të gjithë personat që kalojnë në këto pika kufitare do të duhet të qëndrojnë karantinë për 7 ditë.
Burime nga ministria greke e shëndetësisë thanë se ndryshe nga herët e tjera,masat kufizuese janë deri në datën 12 tetor,me gjasa në pritje të forcimit të tyre,pasi në Greqi janë rritur ndjeshëm rastet e të prekurve me covid 19, çka ka shtuar zërat për masa kufizuese shtesë,me qëllim shmangien një ‘lockdown’ të dytë. /Top Channel/
Të tjera
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...