Shëndetësi

CoVid-19 dhe gripi/ Cilat janë disa nga dallimet mes tyre

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 20 April 2020

Në kohën e pandemisë së koronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, jo rrallë herë janë bërë krahasime me numrin e infektimeve dhe viktimave që shkakton virusi sezonal. Infektologët dhe mikrobiologët, megjithatë tërheqin vërejtjen se koronavirusi i ri është më i ashpër nga virusët sezonalë, pikërisht për shkak të përhapjes së shpejtë që ka.

Një tjetër karakteristikë që po e dallon virusin e ri nga virusët tjerë sezonalë, është mungesa e një ilaçi të aprovuar për ta trajtuar.
Infektologët thonë se aftësia e covid 19 për tu përhapur mes personave të kontaktit po e bën shumë të vështirë situatën, ndryshe nga virusi sezonal.
Në aspektin klinik, kanë ngjashmëri, sepse prekin kanalet respiratorë, duke sulmuar mushkëritë. Ka raste kur edhe gripi sezonal i dërgon pacientët në terapi me oksigjen apo në ventilim mekanik. Ndërkohë mosha që koronavirusi i ri prek më së shumti janë personat mbi 50 vjeç.

Të dhënat tregojnë se për COVID-19, thuhet se 80% e infeksioneve kalojnë me simptoma të lehta, 15% janë infeksione të rënda, që kërkojnë oksigjen dhe 5% janë infeksione kritike, që kërkojnë ventilim mekanik.

-Advertisement-

Përqindja e infeksioneve të rënda është më e lartë sesa te gripi. Ekspertët thonë ndërkohë se kategoria më e rrezikuar nga infeksioni i rëndë me grip sezonal janë fëmijët, shtatzënat, të moshuarit, personat me probleme shëndetësore kronike dhe ata me imunitet të dobësuar.

Ndërsa për COVID-19, më të rrezikuar janë të moshuarit dhe personat me sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërkohë, vdekshmëria nga COVID-19 është më e lartë sesa te gripi sezonal. Aktualisht është 6.8% në nivel global, por ajo përfshin vetëm rastet e raportuara në institucionet shëndetësore. Për gripin sezonal, vdekshmëria është zakonisht 0.1%.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera