COVID-19 dëmton organet e të rinjve ashtu si të moshuarve
Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 18 July 2021
Covid-19 shkakton komplikacione serioze në organet te moshat nën 50 vjeç, sikundër te të moshuarit.
Studiuesit nga 7 universitete angleze analizuan rastet e mbi 73 mijë pacientëve të shtruar në gati 300 spitale të Britanisë së Madhe gjatë valës së parë të vitit 2020.
Studimi zbuloi se 4 në 10 persona të moshave midis 19 dhe 49 vjeç u trajtuan me probleme veshkash, mushkërish dhe organesh të tjera.
Dëmet e sëmundjes në veshka ishin pasoja më e zakonshme e virusit korona, ndjekur nga komplikacionet me mushkëritë dhe zemrën.
“Mesazhi është se Covid-19 nuk është sëmundje të moshuarish dhe personash delikatë. Të dhënat thonë se Covid-19 nuk është as si gripi se po vëmë re që edhe të rinjtë vijnë në spital me komplikacione serioze, të cilat mund të duan monitorim dhe trajtim në të ardhmen,” tha prof. Kalum Sempwll, drejtuesit i studimit, raporton oranews.
Mosha mbetet faktori kryesor që përcakton sa i rëndë mund të jetë një infeksion Covid-19.
Nga mbi 400 mijë veta të shtruar në spitalet e Anglisë prej fillimit të pandemisë, 62% e tyre ishin të moshës mbi 65 vjeç.
Falë vaksinimit, ndërkohë britanikët e moshuar dhe më të rrezikuar janë tani më të mbrojturit nga sëmundja, dhe në spitalet e Anglisë kishte vetëm 17 persona të moshës mbi 85 vjeç në fillimin e korrikut, krahasuar me rreth 480 veta të moshave mes 25 dhe 44 vjeç që u paraqitën për ndihmë spitalore.
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së KS: Serbia humb çdo betejë
Presidentja Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të ...
-
Agjenda të ngjeshura, sot mblidhen shtatë komisione parlamentare
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ...
-
Aksident në Lipjan, humb jeten një person
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, të këtij qyteti. Zëdhënësi i ...
-
Prokuroria Speciale sot pranon donacionin nga Ambasada e Britanisë së Madhe
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, do të jetë sot nikoqir i...
-
Pamje terrorizuese – Pas goditjes 6.3 ballëshe, dhjetëra tërmete në pak orë në Tajvan/Pamje
Më shumë se 80 tërmete, më i madhi prej të cilëve kishte një magnitudë 6.3 ba...
-
BE-ja reagon për rezultatet e votimit në veri, s’tregon kur do t’i heqë masat
Rezultatet e votimit në veri nuk kontribuojnë në zbutjen e tensioneve, kanë t...
-
Prokuroria: Trump u përpoq të manipulonte zgjedhjet me pagesat! Avokatët: Padia gjyqësore e pabazë
Donald Trump u përpoq të ndikonte në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet presid...
-
Qeriqi vazhdon dëshminë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Haliti për Bedri Hamzën: Është më i mirë se Albin Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se kandidati i ...
-
Moti sot kryesisht me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të jetë mot ...
-
Dështimi i votimit në veri, Haliti fajëson edhe Albin Kurtin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se dështimi i r...
-
Atiq: Qytetarët serbë ndihen më të sigurtë se në të kaluarën
Kryetari i Mitrovicës së Veriut Erden Atiq, ka folur rreth procesit të votimi...