Rajoni dhe Bota

Covid-19 bën kërdi në Kishën Ortodokse, 7 peshkopë të infektuar, 4 të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 04 December 2020

Metropolitani Hrizostom, Kryetari i Kishës Serbe, është peshkopi i shtatë që është shtrirë në spital për shkak të koronavirusit.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur gazetari serb, Zoran Kusovac, teksa ka thënë se katër peshkopë kanë vdekur deri më tani, si pasojë e koronavirusit.

“Metropolitani Hrizostom, Kryetari i Kishës Ortodokse Serbe (SOC) u shtri në spital me Covid-19. Ai është peshkopi i 7-të i SOC-së që diagnostikohet zyrtarisht. Katër peshkopë kanë vdekur deri më tani”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Megjithatë, gazetari Kusovac thotë se përkundër kësaj, Kisha Ortodokse Serbe po këmbëngul se koronavirusi nuk shpërndahet përmes përdorimit të lugës së njëjtë.

Javë më parë, Serbisë i vdiq edhe patriarku Irinej, për të cilin shteti serb mbajti zi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera