Rajoni dhe Bota

Covid-19, Azia përballet me valën e tretë/ Virusi ka pësuar mutacion të ri

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 09 December 2020

Disa vende të Azisë druhen se po përballen me valën e tretë të pandemisë dhe një mutacion të ri koronavirusit.

Kryetarja e agjencisë koreano-jugore të kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve, Dr Jeong Eun-kyeong, tha në një konferencë për shtyp se ritmi i përhapjes së Covid 19 mbërriti 1,43 javën e kaluar, që do të thotë se një pacient mund të infektojë 1.5 vetë.

Dr Jeong tha se nëse ky numër nuk bie nën një, atëherë rastet do të vazhdojnë të shtohen me shpejtësi. Koreja e Jugut raportoi 438 raste të reja të sëmundjes mbrëmjen e së dielës, një hov i ri ky i infektimeve edhe pse vendi është lavdëruar përgjithësisht për mënyrën e menaxhimit të pandemisë. Që prej 8 nëntorit, infektimet ditore në vend janë rritur me ritme të shpejta.

-Advertisement-

Ekspertët e shëndetësisë flasin për një valë të tretë të sëmundjes, dhe thonë se ajo ka nisur nga vatra të vogla infeksione sidomos në qendrën e Seulit. Problemet kryesore kanë nisur prej grumbullimeve familjare, vendeve të punës dhe palestrave. Sipas tyre, koronavirusi ka pësuar dhe një mutacion të ri. Në pjesë të tjera të Azisë po flitet gjithashtu për një valë të tretë të sëmundjes, ndërkohë që Kina nga ana tjetër ka arritur ta vërë nën kontroll sëmundjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera