Lajme

Covid-19: Anglia mbyll të gjitha udhëtimet nga e hëna

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 16 January 2021

Anglia do të mbyllë të gjitha korridoret e udhëtimit nga e hëna në mëngjes për t’u mbrojtur “nga rreziku ende i paidentifikuar i virusit të ri”, tha kryeministri.Kushdo që do të udhëtojë në Angli do të duhet të tregojë provën e një testi negativ Covid para se të niset.

Kjo vjen pas ndalimit të udhëtarëve nga Amerika e Jugut dhe Portugalia, e cila hyri në fuqi të premten për shkak të shqetësimeve të variantit të ri të identifikuar në Brazil.

Boris Johnson tha se rregullat e reja do të ishin në fuqi të paktën deri në 15 shkurt.

-Advertisement-

Gjatë muajit të fundit në Angli kanë vdekur 1280 persona duke e çuar numrin total të vdekjeve në 87.291 persona.Gjatë një konference për shtyp, Kryeministri tha se ishte “jetësore ” të merreshin masa shtesë.

“Pikërisht sepse kemi shpresë nga vaksina, për shkak të rrezikut të ri që vjen nga përtej detit duhet të ndërmarrim hapa shtesë për të parandaluar hyrjet, “tha ai.

Pas kësaj, të gjithë që do të hyjnë në Angli do të karantinohen deri në 10 ditë, përveç nëse testohen negativisht edhe pas pesë ditësh, shkruan BBC.

Z.Johnson tha se rregullat e reja do të zbatoheshin në të gjithë vendin dhe qeveria do të rritë masat e kufizimeve në vend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera