Lajme

COVID-19/ 296 raste pozitive në 24 orët e fundit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 15 January 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar edhe për 296 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.659 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 296 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Malishevë 3 raste (88, 86, 47 vjeç), Dragash 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (75 vjeç), Rahovec 1 rast (78 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç).

-Advertisement-

Numri total i rasteve pozitive është 55.135 raste nga 205.352 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.399 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.572 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.164”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera