Lajme

COVID-19/ 292 raste pozitive dhe 2.833 testime në 24 orët e fundit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 20 February 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar edhe për 292 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.833 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 292 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan 1 rast (75 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç).

-Advertisement-

Numri total i rasteve pozitive është 65.982 raste nga 282.904 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.571 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 556 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57.941 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.470”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera