Sport

Coutinho telefonon Kloppin, gati të pranojë ulje page për t’u kthyer në “Anfield”

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 15 June 2020

Philippe Coutinho (28 vjeç) është i gatshëm të ulë pagën e tij për t’u kthyer te Liverpooli, madje sipas “El Mundo Deportivos”, i ka kërkuar personalisht trajnerit Jurgen Klopp që të nënshkruajë përsëri me “The Reds”. Braziliani u largua nga Liverpooli në mes të sezonit 2018-19 për të nënshkruar për Barçën, por tani po luan i huazuar te Bayerni, pasi nuk është përshtatur me skuadrën katalane. Barça nuk e përjashton transferimin e tij te Liverpooli, por kërkon një shumë të artë, afër 100 milionë eurove. Megjithatë Quique Setién nuk e përjashtoi riintegrimin e tij në skuadër.

Arsenali, Chelsea, Manchester United dhe Leicester City janë vetëm disa nga skuadrat që duan Coutinhon, por Liverpooli kalimi te Liverpooli mbetet përparësi për brazilianin. Ai madje thuhet se i ka bërë një kërkesë personale Kloppit për të dhënë dritën e gjelbër kthimit të tij në “Anfield”. Për këtë është gati të ulë pretendimet mbi pagën.

Problemi është se Liverpoolit i mungojnë financat për momentin, për shkak të pandemisë Koronavirus. Madje për këtë arsye Klopp u detyrua të hiqte dore nga Timo Werner (nuk pagoi klauzolën e largimit të gjermanit nga Lepizigu).

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera