Sport

Coutinho po rikthehet në Premierligë, por nuk do ta besoni në cilin ekip

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 05 January 2022

Philippe Coutinho është i palumtur në Barcelonë, shkruan Gazeta inFokus.

Mesfushori brazilian prej transferimit të tij nga Liverpooli nuk arriti assesi ta gjente veten te katalunasit.

Kësisoj ai tani po mendon seriozisht largimin nga ‘Camp Nou’ për të pasur më shumë minutazhë në skuadrën e re.

Për shërbimet e Coutinhos është i interesuar trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard, i cili kishte luajtur së bashku me brazilianin te Liverpooli.

Raportohet se gjatë ditës së mërkurë Gerrard e ka bindur Coutinhon që të huazohet te Aston Villa.

Të enjten pritet të mësohet se a do të arrihet marrëveshja mes Barcelonës dhe Aston Villas për huazimin e Philippe Coutinhos./Gazeta inFokus/

Të tjera