Sport

Coutinho kalon testet mjekësore, gati për të luajtur për Aston Villan

Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 10 January 2022

Philipe Coutinho i ka kaluar me sukses testet mjekësore te klubi i Aston Villas, shkruan Gazeta inFokus.

Mesfushori brazilian tashmë ka kompletuar huazimin e ti nga Barcelona te ekipi anglez.

Ai aktualisht ndodhet në Francë, kurse pasditen e së mërkurës do ti bashkohet ekipit në stërvitje.

-Advertisement-

Coutinho është duke pritur dokumentacionet për ta marrë lejen e punës në mënyrë që të mund të paraqitet në ndeshjen e radhës të Aston Villas.

Kujtojmë që Philippe Coutinho ka arritur marrëveshje huazimi nga Barcelona, ndërsa klubi anglez e ka opsionin e blerjes për 33 milionë funte (39.5 milionë euro) në fund të sezonit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera