Sport

Coutinho injoron PSG-në për Barcelonën

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 10 November 2017

Coutinho e dëshiron vetëm Barcelonën dhe nuk dëshiron të dëgjojë për ofertën e PSG-së.

Philippe Coutinho, objektivi i Barcelonës për këtë afatin kalimtar dimëror, është i vendosur t’i kërkojë Liverpoolit, skuadrës ku aktualisht luan, të mos pranojë asnjë lloj ofertë që vjen nga Paris Saint Germain, në mënyrë që të arrijë transferimin e dëshiruar në “Camp Nou”.

Mesfushori 25 vjeçar ishte në listën e gjigantëve katalanas edhe këtë verë, të cilët tentuan të mbyllnin me sukses transferimin e brazilianit, me ofertën e tyre prej 130 milionë eurosh.

-Advertisement-

Por, “Të Kuqtë” u treguan hermetikë, duke refuzuar ofertën kur deklaruan se Coutinho nuk ishte në shitje.

Gjithsesi, tani mendohet se drejtuesit e Barçës do të trokasin sërish në dyert e klubit anglez, në janar, edhe pse këtë herë me një ofertë jo më të madhe se sa 120 milionë euro.

Siç raportojnë mediat, në lojë këtë herë përgatitet të futet edhe Paris Saint Germain, që do të tentojë të çojë Coutinhon në kryeqytetin francez.

Gjigantët e Ligës së Parë janë optimistë se do të arrijnë ta bindin brazilianin, i cili vetëm vjet rinovoi kontratën me Liverpoolin.

Gjithsesi, siç raportojnë mediat spanjolle, në këtë garë merkatoje, francezet do të mposhten nga Barcelona, e cila ka gjithë simpatinë dhe mbështetjen e vetë futbollistit.

Sipas tyre, Philipe Coutinho u ka kërkuar drejtuesve të Liverpoolit, të mos nisin asnjë lloj tratative me PSG-në, njëherazi edhe përfaqësuesve të tij, të injorojnë çdo lloj oferte tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera