Sport

Courtois zgjedh tre portierët më të mirë në botë

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 28 November 2018

Thibaut Courtois ka zgjedhur tre portierët më të mirë në botë.

Portieri i Real Madrid, që në ndeshjet e fundit ka fituar vendin e startuesit te Los Blancos, ka thënë emrat e tre portierëve më të mirë në botë.

Sipas reprezentuesit belg, Ter Stegen Alisson dhe Jan Oblak, janë portierët më të mirë në botë sot.

-Advertisement-

“Ter Stegen, Alisson dhe Oblak”, u përgjigj Courtois në pyetjen për portierët më të mirë në botë.

“Ata të gjithë janë portierë të mirë, por nuk mund të them se kush është më i miri”.

Courtois ishte në portë edhe në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve, ku Real Madrid mundi 2:0 në udhëtim Romën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera