Sport

Courtois do vetëm Realin, refuzon stërvitjen me Chelsean!

Autori: Gazeta inFokus 07:50 | 07 August 2018

Thibaut Courtois nuk del në stërvitje me Chelsea-in pasi dëshiron me çdo kusht transferimin te Reali i Madridit. Është ky lajmi i bujshëm që publikojnë mediat angleze.

Portieri belg përfundoi periudhën e pushimeve dhe këtë të hënë ishte i detyruar të kryente seancën e parë stërvitore të këtij sezoni nën urdhrat e trajnerit të ri Maurizzio Sarri për t’u përgatitur për javën e parë të Premier League që do të zhvillohet fundjavën e ardhshme.

Por ashtu siç bëri për t’u larguar nga Genk në vitin 2011-të edhe këtë herë Courtois nuk ka dalë në stërvitje pasi ua ka bërë të qartë drejtuesve të Bluve të Londrës dëshirën e tij për t’u transferuar te Reali i Madridit në këtë merkato. Kundër dëshirës së lojtarit të cilit i skadon kontrata me Blutë e Londrës pas një viti, Chelsea nuk mund të bëjë asgjë dhe duhet të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë.

-Advertisement-

Për të zëvendësuar belgun, klubi londinez është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit të Jan Oblak nga Atletico e Madridit që kap shifrën e 80 milionë eurove ose në rast se nuk arrin te slloveni do të hidhet në sulm për talentin e Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera