Sport

Costa- Chelsea, zhvillime të papritura (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 09 September 2017

Atletico Madrid po synon që sa më shpejtë të mbyllë marrëveshjen me Chelsean për Diego Costan

Sipas tabloidit britanik, Daily Express, Atletico Madrid ka dërguar një delegacion në Londër për të bërë një marrëveshje me Chelsean për Diego Costan.

Alteti nuk mund të blejë lojtar deri në afatin kalimtar të dimrit, por do të dëshironte të finalizojë marrëveshjen për sulmuesin spanjoll sa më shpejt.

-Advertisement-

Atletico Madrid janë të gatshëm të dorëzojnë ofertën e tyre prej 35 milionë euro për ish sulmuesin e tyre.

Costa aktualisht gjendet në Brazil, derisa po refuzon t’i bashkohet Chelseas në stërvitje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera